Barcelonën e pret një transfertë e rëndësishme këtë mbrëmje, teksa luan përballë Atletico Madrid për duelin e javës së 30-të të La Liga-s.
Kryesuesit momental të kampionatit vijnë në këtë sfidë me një mungesë të rëndësishme si ajo e Raphinhas, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit miqësore me Brazilin. Megjithatë, për trajnerin Hansi Flick janë rikuperuar dy mbrojtësit e krahut, si Balde dhe Kounde të cilët do të jenë të gatshëm për këtë sfidë delikate.
Blaugranat do të bëjnë maksimumin për të marrë tri pikët, por do të presin fillimisht rezultatin që do të prodhojë ndeshja mes Mallorcas dhe Realit të Madridit.
Një frenim i rivalit për titull, do të bënte që skuadra e Flick të shkojë më e motivuar në fushë për të zgjatur diferencën në plus 7 pikë.
