Vedat Muriqi mund të quhet padyshim lojtari më në formë i Mallorcas në vitet e fundit dhe këtë e tregojnë statistikat që "aprovojnë" ndikimin e sulmuesit shqiptar në çdo ndeshje ku ai është aktivizuar që nga minuta e parë.
Fitorja përballë Realit të shtunën nuk quhet më rastësi. Goli i ardhur në minutat e fundit të ndeshjes në Mallorca ishte thjesht një konfirmim që skuadra madrilene është dhe mbetet "preja" e preferuar e "Piratit" sa herë është ndeshur me ta në dy fazat e kampionatit.
View this post on Instagram
Mirëpo, duket se "nuhatja" e golave përballë Realit e paska një arsye të veçantë, se pse Muriqi, e konsideron si kundërshtar për "t'i prishur punë" në rrugën drejt titullit kampion. Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës është një tifoz i kahershëm i Barcelonës, rivalit të përjetshëm të "Los Blancos".
Fotoja më poshtë e shpjegon më së miri përse 31-vjeçari merr akoma më shumë zemër sa herë sheh emrin "Real Madrid" në kalendarin e ndeshjeve.
