Aletico Madrid - Barcelona
“Luftë” e vërtetë rezultoi ndeshja Atletico Madrid – Barcelona, e fituar 2 – 1 nga katalanasit.
Edhe pse Atletico shënoi e para me Giuliano Simeone, ekipi i drejtuar nga Hansi Flik, u tregua “gjakftohtë” dhe barazoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë me Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, Barça i rriti “dozat”, teksa goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 87-të me Robert Lewandowskin.
Një fitore me përmbysje, e cila e dërgon në kuotën e 7 pikëve para Real Madrid, ndërsa kanë mbetur edhe 8 javë nga mbyllja e sezonit në La Liga.
Poll
