Trent Alexander-Arnold
Trent Alexander-Arnold mbeti jashtë formacionit në derbin ndaj Atletico Madrid për arsye disiplinore. Vendimi i trajnerit Alvaro Arbeloa erdhi pas vonesës së lojtarit në një nga seancat stërvitore të javës.
Në vend të tij u aktivizua Dani Carvajal, një zgjedhje që surprizoi para ndeshjes. Trajneri vendosi të japë një sinjal të fortë për disiplinën, duke vënë rregullin mbi interesin sportiv në një sfidë kaq të rëndësishme.
Ky nuk është një rast i izoluar në futbollin europian, pasi vendime të ngjashme janë marrë edhe nga Hansi Flick në të kaluarën. Në këtë mënyrë, mesazhi është i qartë: "Rregullat e skuadrës vlejnë për të gjithë, pavarësisht emrit apo rolit në ekip".
Poll
