Real Madrid ka vendosur të ndëshkojë dy mesfushorët, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverden, pasi u përfshinë në një "përplasje" të fortë fizike, çfarë shkaktoi dhe një kaos të rënduar pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit përballë Barcelonës, në El Classico të dielën.
Një gjobë e majme për të dy futbollistët, të cilët do të duhet të pagujnë plot 500 mijë euro secili, si "faturë" ndëshkuese për sjelljet antisportive të shfaqura si në kampin stërvitor, po ashtu dhe në dhomat e zhveshjes, ku ata janë "konfrontuar" ashpër.
Po ashtu, në njoftimin e bërë zyrtar nga ana e klubit, shkruhet se Valverde bashkë me Tchouamenin kanë kërkuar ndjesë për veprimet e tyre të pakontrolluara, së pari ndaj njëri-tjetrit e më pas ndaj shokëve të skuadrës, stafit si dhe tifozëve.
NJOFTIMI:
“Real Madrid njofton se, pas ngjarjeve që çuan në hapjen e procedurave disiplinore ditën e djeshme kundër lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni, të dy u paraqitën sot para oficerit hetues.
Gjatë paraqitjes së tyre, lojtarët shprehën keqardhjen e tyre të sinqertë për atë që ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit. Ata gjithashtu i shprehën faljet e tyre klubit, shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe tifozëve, dhe të dy ofruan bashkëpunim të plotë për Real Madridin, të gatshëm të pranojnë çdo sanksion që klubi e konsideron të përshtatshëm.
Në dritën e këtyre rrethanave, Real Madridi ka vendosur të vendosë një gjobë prej pesëqind mijë eurosh për secilin lojtar, duke përfunduar kështu procedurat përkatëse të brendshme”.



