Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Kaos te Real Madrid, trajneri Arbeloa largohet: Nuk ndërhyri për të ndarë sherrin mes lojtarëve!

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Kaos te Real Madrid, trajneri Arbeloa largohet: Nuk ndërhyri
Alvaro Arbeloa

Aventura e Alvaro Arbeloas si trajner i Real Madrid po vjen drejt fundit. Tekniku spanjoll nuk e ka mbajtur dot në “qark” ekipin e tij, ku ditët e fundit situata ka përshkallëzuar në dhunë mes lojtarëve.

Siç raporton prestigjiozia “El Mundo Deportivo”, Arbeloa madje nuk ka ndërhyrë për të ndarë lojtarët në momentin kur po ziheshin. Kjo ka “acaruar” akoma më tepër drejtuesit.

E njëjta media raporton, se tashmë shanset janë më pak se 10%, që 43-vjeçari të vazhdojë qëndrimin te “Los Blancos”. Te Reali po përgatiten për revolucion, sapo sezoni të përfundojë.

Kujtojmë se Arbeloa mori vendin e të larguar Xabi Alonso në janar të këtij viti. Mirëpo, as tekniku që u emërua si “shpëtimtar” nuk ia doli, duke dështuar për të dytin vit radhazi që Real Madrid të fitojë të paktën një trofe.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu