Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Tensione dhe kërkesa të paplotësuara, sulmuesi i Real Madrid gjen "shpëtimin" në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Tensione dhe kërkesa të paplotësuara, sulmuesi i Real Madrid gjen
Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe

Real Madrid pritet t’i nënshtrohet një operacioni “në themel”, sa i takon futbollistëve që do të paketojnë “valixhe” për t’u larguar nga klubi në fund të këtij sezoni.

Tensionet, kërkesat e tepruara për një pagë më të lartë janë kthyer në çështje serioze tek “Mbretërorët”, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe emrat “BIG”, për revolucionin e parashikuar në organikë.

Tensione dhe kërkesa të paplotësuara, sulmuesi i Real Madrid gjen
Vinicius Junior

Mes tyre është dhe Vinicius Junior. Sulmuesi për të cilin vetë presidenti Florentino Perez pati deklaruar se nuk do të shitet dhe se oferta për rinovim do të përpilohet në kohën e duhur, mund të jetë pikërisht lojtari për të cilin mund të bëhen “lëshime” për t’i hapur rrugë këtij tranzicioni.

Manchester City shfaqet në “pistën” e interesimeve për brazilianin, i cili vazhdon të insistojë që të paguhet po aq sa shoku i skuadrës, Kylian Mbappe.

Ndoshta, kjo mund të jetë dhe mundësia e Vinicus për të shpëtuar veten nga “kaosi” që ka kapluar kampin madrilen, ndaj dhe “aterimi” i tij në “Ettihad Stadium”, ka gjasë të rezultojë dhe në zgjedhjen shpëtimtare të 25-vjeçarit.

Për të bërë të mundur transferimin e tij, fillimisht trajneri Pep Guardiola duhet të “spastrojë” korsinë e majtë ku luajnë momentalisht Jeremy Ndoku dhe afrimi i janarit, Antoine Semeyo, vazhdimësia e të cilëve shihet e pasigurt.

Poll

Lexo gjithashtu