
Marc Casado
Fitorja 2-4 përballë Atletico Madrid në transfertë, ka lënë me pasoja Barcelonën. Mesfushori i talentuar i ekipit katalanas, Marc Casado ka pësuar një dëmtim tepër të rëndë.
Ai u zëvendësua në minutën e 67-të mbrëmjen e djeshme ndaj Atleticos, por sot është raportuar për dëmtim. Sipas “Marca”, 21-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Pikërisht për këtë dëmtim, Casado duhet të qëndrojë të paktën 2 muaj jashtë fushave, një mungesë tepër e rëndësishme për ekipin katalanas. Kujtojmë që mesfushori këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje, duke shënuar 1 gol e dhuruar 6 asiste.
Poll