
Sezoni aktual që po kalon Atletico Madrid është një nga më të mirët e klubit. Janë kryesues në LaLiga me një pikë më shumë se Reali, ndërsa në Champions i mjafton vetëm një fitore për t’u kualifikuar për në raundin tjetër.
Në rast se do të arrinin të fitonin titullin kampion, do të ishte i pari në karrierë për Antoine Griezmann, i cili nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë titullin kampion. Megjithatë, në Spanjë nuk e përjashtojnë një largim të mundshëm të sulmuesit francez në verë.
Sipas “AS”, në fund të muajit mars Griezmann do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Një gjë është e sigurt, që francezi do të largohet nga Madridi dhe nga Europa.
Destinacioni më konkret për sulmuesin 33-vjeçar është Major League Soccer.