
Luka Modric pavarësisht moshës së tij dëshiron të qëndrojë minimalisht edhe për një sezojn tjetër te Real madfrid. Siç dihet marrëveshja aktuale mes palëve përfundon në qershor të këtij viti.
Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se Modric ka si prioritet të qëndrojë në klub, pasi nuk i merr aspak parasysh opsionet e mbërritura nga klubet e tjera. 39-vjeçari është i vetëdijshëm që forma e tij në këtë sezon ka rënë ndjeshëm, por dëshiron të kontribuojë edhe për një sezon tjetër te “Los Blancos”.
Kroati ka luajtur në 44 ndeshje me fanellën e Realit në të gjitha garat, teksa ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 7 raste të tjera. Kujtojmë se mesfushori është bërë pjesë e madrilenëvet që në gushtin e vitit 2012, teksa prej vitesh është nëj lider te spanjollët.