
Lamine Yamal dhe Alejandro Balde
Djaloshi Alejandro Balde ka zënë rrënjë te Barcelona në krahun e majtë të mbrojtjes që pas largimit të Jordi Albas. 21-vjeçari spanjoll është kërkuar nga shumë klube në merkato, por blaugranat nuk kanë pranuar asnjë ofertë.
Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes në një intervistë. “Para se Balde të rinovonte me Barcelonën, kërkohej nga klubet më të mira në Europë dhe katalanasit e dinë këtë.
Klubet e dinin që situata e Barcelonës ishte e vështirë dhe se mund të përfitonin, por spanjollë morën një vendim për të mos e shitur Balden pavarësisht se kishte oferta për të. Përsa i përket lojtarëve në rolin e tij, ai është numri një”, u shpreh Mendes.
Poll