
Real Madrid
Real Madrid – Barcelona është ndeshja që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve. Takim ky që do të luhet me 12 janar në orën 20:00 dhe që është i vlefshëm për finalen e Superkupës së Spanjë.
Madrilenët kanë marrë një lajm fantastik para “El Clasicos”, teksa Luka Modric ka kaluar problemin shëndetësor që kishte. Kroati do të jetë i gatshëm ndaj katalanasve dhe kjo qetëson stafin e “Los Blancos”.
“Ishte vetëm një ftohje dhe ai tashmë është rikuperuar. Sot ai u stërvit sipas një programi special, ndërsa nesër do të stërvitet me shokët e skuadrës. Ai do të jetë në listën për ndeshjen”, njofton klubi.
Poll