
Barcelona në merkaton e janarit bleu për shifrën e 40 milionë eurove Vitor Roque. Ky i fundit nuk u preferua shumë nga Xavi Hernandez dhe tashmë e ardhmja e tij është pezull.
Trajneri spanjoll është shkarkuar nga Barça, por pavarësisht kësaj 19-vjeçari duket drejt shitjes. Sipas “Sport” bëhet me dije se për shërbimet e talentit të katalanasve ka ofertë nga Premier League. Arsenali është i gatshëm të paguajë për transferimin e tij në “Emirates Stadium”.
Që ky operacion të realizohet, anglezët duhet të bëjnë gati 45 milionë euro për shërbimet e tij. Por pavarësisht kësaj, fillimisht pritet që të zyrtarizohet hansi Flick dhe më pas do të jetë gjermani që do të vendosë nëse do ta ketë në plane për sezonin e ri apo jo.