Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ansu Fati rikthehet në shtëpi, sulmuesi ‘sms’ Hansi Flick: Jam rritur, dua të fitoj trofe me Barçën

Shkruar nga NEWSPORT
Ansu Fati rikthehet në shtëpi, sulmuesi ‘sms’ Hansi Flick:
Ansu Fati

Ansu Fati përfundoi huazimin te Brighton dhe është gati të rikthehet te Barcelona. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, anësori foli për aventurën në Premier League dhe rikthimin te barça.

Ansu thekson se ka mësuar shumë nga futbolli në Angli, i cili ëhstë shumë fizik dhe kërkues. Ndër të tjera i dërgon një “sms” Hasi Flick, pasi lojtari spanjoll synon të fitojë trofe me katalanasit dhe se e ka patur gjithmonë ëndër të jetë protagonist me Barcelonën.

“Aventura te Brighton në Premier League? Është një kampionat shumë intensiv, super kërkues. Çdo ekip mund t'ju mundë në çdo ndeshje. Mësova shumë gjëra nga të aty. Ishte hera e parë që u largova nga Spanja dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur, sepse luajta në një nga kampionatet më të mirë në botë. Të luash në një kampionat si Premier League të bën të përmirësohesh nga çdo këndvështrim.

Rikthimi te Barcelona? Që kur isha 10 –vjeç dhe erdha këtu, ëndrra ime ka qenë të fitojë trofe me Barcelonën. Këto vitet e fundit nuk kanë qenë shhumë të mira për mua, por diçka e tillë është pjesë e futbollit. Unë tani jam 21-vjeç dhe duhet të vazhdoj të rritem. Shpresoj shumë që t’ua shpërblej besimin tifozëve. Çdo ditë në rrugë takoj njerëz që më motivojnë dhe inkurajojnë . Unë do të luftoj gjithmonë të jem pjesë e këtij klubi dhe do të jap gjithmonë më të mirën time për të”, ka përfunduar Ansu Fati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga