
Xabi Alonso ka folur në prag të ndeshjes Roma – Bayer Leverkusen. Trajneri spanjoll është ndalur te ndeshja gjysmëfinalen e Europa League, ndërsa ka folur dhe për trajnerin rival De Rossi.
“Ne jemi përsëri këtu, në gjysmëfinale dhe fati e do të luaj sërish ndaj Romës. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe nga eliminimi i sezonit të kaluar ne kemi filluar të nxjerrim mësime dhe mund të them se aty nisi gjithçka.
Roma ka ndryshuar shumë, ka një tjetër stil loje dhe unë pres një ndeshje shumë të luftuar, por edhe të bukur. Golat në shtesë? Sigurisht që nuk është rastësi që kohët e fundit kemi shënuar kaq shumë gola pas minutës së 90-të.
Por, ne nuk mund të fitojmë Bundesliga-n, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe gjysmëfinalen e Europa League vetëm me këto situata. Jemi përgatitur shumë dhe kemi vetëm një objektiv, të fitojmë Europa League.
“Mendoj se kemi disa të përbashkëta. Unë e shoh veten shumë në historinë e tij. Unë e ndjek shumë, po bënë një punë të mirë, Roma është përmirësuar dhe këtë e tregojnë ndeshjet e fundit.
De Rossi ishte një lojtar i madh dhe jam i lumtur që shumë nga brezi im tani po arrijmë bëjmë mirë e të kemi rezultate edhe në pankinë”, u shpreh Xabi Alonso.
Kujtojmë se takimi i parë luhet në Romë. Nesër(2 maj) ora 21:00 gjithçka fillon prej “Stadio Olimpico”.