
Granit Xhaka
Granit Xhaka do të kthehet në fushën e blertë për Bayer Leverkusen, pikërisht në ndeshjen e radhës të Europa League. “Aspirinat” udhëtojnë në Itali ku do të përballen me Romën më 2 maj.
Kujtojmë se Xhaka mungoi në ndeshjen e fundit të Bundesligës, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve. Xabi Alonso buzëqesh kështu para sfidës së Europa League.
Mesfushori shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm deri tani. Bayer Leverkusen në anën tjetër akoma qëndron i pamposhtur këtë sezon.
Poll