
Shkëndija e Tetovës
Shkëndija e Tetovës ka triumfuar përballë Ludogorets, në sfidën e parë “play-off” të UEFA Europa League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Shkupit, përfundoi 2-1.
Në fakt, gjigantët e Bullgarisë kaluan të parët në avantazh me anë të Duarte. Ndërkohë që për përmbysjen e tetovarëve, menduan Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi.
Tashmë, gjithçka i mbetet ndeshjes së kthimit. Ludogorets do të luajë përballë Shkëndijës më 28 gusht, ku do të vendoset cili ekip do të shkojë në grupin e UEFA Europa League.
Goli i Latifit
Goli i Ibraimit
Poll