Rangers mposhti Malmo në transfertë duke nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion të Europa League. Skocezët fituan me rezultatin e pastër 0-2 dhe protagonist absolut ishte lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
Mesfushori shënoi golin e parë 55 sekonda nga starti i lojës duke rikthyer ‘Deja Vu’ nga ai gol historik në Euro 2024. Bajrami ishte më i mii në fushën e lojës duke tentuar edhe disa herë të tjera golin apo asist, por pa qenë i suksesshëm. Performanca e shqiptarit u vlerësua me notën më të lartë 8.8 nga SofaScore.
Paralelisht u luajt edhe ndeshja Fenerbahce – Royale Union ku turqit fituan 2-1 me golin e Soyuncu dhe autogolin e Burgess, ndërsa belgët shënuan me penallti në minutën e fundit.
Goli i Bajramit:
View this post on Instagram