
Kanë përfunduar 4 takimet e para të Europa League për ditën e sotme. Fenerbahce ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-0, falë golave që arritën të realizonin Tadic, Dzeko dhe En Nesyri.
Goli i En Nesyri
Real Sociedadi arriti të triumfojë në një transfertë të vështirë ndaj Midtjylland me shifrat 2-1. Skuadra spanjolle shënoi fillimisht me Mendez dhe Kubo, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Buksa.
Goli i Kubo
Gjithashtu dhe Ajax mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Royale Union me shifrat 2-0. Për skuadrën holandeze golat i realizuan Rasmussen dhe Mokio, të dy në pjesën e dytë.
Goli i Mokio
Ferencvaros arriti të mposhtë në shtëpi miqtë e Plzen me rezultatin vendimtar 1-0. Abu Fani ishte ai që vendosi fatin e këtij takimi duke realizuar në pjesën e parë për vendasit.