Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Ekipet e Romës në “qiellin e shtatë”, Olympiacos “turpërohet” në Norvegji

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ekipet e Romës në “qiellin e shtatë”,
Roma

Roma ka arritur të mposhtë Athletic Bilbaon në frymën e fundit me shifrat 2-1 në “Olimpico”. Inaki Williams realizoi fillimisht për miqtë, por Angelino barazoi gjithçka për verdhekuqtë dhe më pas Shomurodov përmbysi gjithçka.

Goli i Romës

Gjithashtu dhe Lazio ka marrë një fitore në minutën e fundit 2-1 ndaj Plzen edhe pse me dy lojtarë më pak. Kryeqytetasit e Italisë kaluan fillimisht në avantazh falë golit të Romagnolit, por Durosinmi vendosi ekuilibrat për të tijët. Isaksen ishte ai që realizoi për lacialët në minutën e fundit.

Goli i Lazios

Bodo Glimt ka mposhtur Olympiacosin me rezultatin e pastër dhe bindës 3-0. Akti i dytë në Pire do të jetë një sfidë tepër e vështirë për skuadrën greke.

Eintracht Frankfurti ka arritur të triumfojë ndaj Ajaxit në transfertë me rezultatin 2-1 me përmbysje. Brobbey shënoi për ekipin nga Amsterdami në fillim të takimit, ndërsa Larsson barazoi pas pak minutash. Goli vendimtar i skuadrës gjermane u shënua nga Skhiri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga