
Europa League mbyll raundin e parë të fazës së ligës mbrëmjen e sotme me 7 ndeshje që prodhuar rezultate interesante.
Vëmendja kryesore ishte në Holandë e Itali aty ku Ajax e Roma prisnin në shtëpi Besiktasin dhe Bilbaon. Ajax ‘shpartalloi’ me rezultatin e thellë 4-0 turqit, ndërsa verdhekuqtë u ndalën në një barazim 1-1.
Lyon fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Olympiacos, ndërsa një triumf bindës arriti edhe FCSB (Steaua Bukuresht) përballë Riga duke e mposhtur 4-1.
Barazim dramatik në Gjermani mes Frankfurt dhe Victoria Plzen ku çekët shënuan 2 gola në minutat e fundit duke balancuar rezultatin në 3-3. Emocione edhe në Portugali aty ku Braga përmbysi vetëm në minutat e fundit Maccabi tel Aviv duke shënuar 2 gola, një në minutën e 88’ dhe tjetri me penallti në aksionin e fundit.
Ndeshja Tottenham – Qarabag, e cila nisi me 30 minuta vonesë për shkak të mbërritjes jo në kohë të ekipeve në stadium, u mbyll me fitoren e londinezëve 3-0 të cilët dominuan absolutisht lojën pavarësisht se mbetën me një lojtar më pak në minutën e 8'.
Rezultatet & Golat:
Ajax 4–0 Besiktas
(Fitz-Jim 31', Godts 51', 73', Taylor 55')
Roma 1–1 Athletic Bilbao
(Dovbyk 32' / Paredes 86')
Lyon 2–0 Olympiacos
(Cherki 65', Benrahma 71')
Frankfurt 3–3 Viktoria Plzen
(Ekitike 38', Ebimbe 62', Kristensen 67' / Sulc 41', Adu 87', Jemelka 93')
FCSB 4–1 Riga
(Birligea 8', Stefanescu 32', Olaru 58', 69' / Lipuscek 23')
Braga 2–1 Maccabi Tel Aviv
(Bruma 88', 95'P / Davida 30'P)
Tottenham 3-0 Qarabag
(Johnson 12', Sarr 53', Solanke 69')