Kanë përfunduar 9 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Europa League. Në sfidat që nisën në orën 18:45, u shënua një total prej 21 golash.
Basel fitoi në shtëpi 3-1 përballë Steaua Bukuresht, falë një dopiete të kapitenit Xherdan Shaqiri dhe një asisti po nga shqiptari. Në krahun tjetër, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrebit nuk ia dolën si vendas përballë Celta Vigo, duke u mposhtur 0-3.
Në ndeshjet e tjera, Crvena zvezda fitoi 1-0 me Lille, Malmo u mposht 0-1 nga Panathinaikos, ndërsa Midtjylland triumfoi 3-1 me Celtic, kurse ekipi i Nice u mposht 1-3 nga Freiburg.
Po ashtu në shtëpi fitoi Salzburg, me shifrat 2-0. Sturm Graz dhe Nottingham barazuan pa gola, pra 0-0, ndërsa Utrecht barazoi me shifrat 1-1 kundër ekipit të Portos.
Dy golat e Shaqirit:
Goli i parë i Shaqirit
Goli i dytë i Shaqirit
