
Arbër Hoxha
Dinamo e Zagrebit mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Fenerbahces, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të UEFA Europa League. Sfida e zhvilluar në Kroaci, përfundoi 3-1.
Protagonist absolut në këtë duel ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Futbollisti shqiptar asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Dion Drena Beljo, ndërkohë ky i fundit ia jep të gjitha meritat Hoxhës.
“Isha me shumë fat te goli i parë që shënova. Pas dy apo tre përplasjeve hyri në portë. Këmbët e mia të gjata mund të shërbejnë për diçka… Dhe për të dytin, thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës dhe përfundova aksionin”, u shpreh Dion Drena Beljo.
Poll