
Juxhin Xhaja
Nice – Bodo/Glimt është një nga sfidat më të luftuara në Europa League që do të luhet ditën e enjte në orën 21:00. Duel shumë i rëndësishëm për kualifikimin e ekipeve në fazën tjetër.
Një sfidë e cila do të flasë shqip. UEFA ka vendosur t’u besojë sërish arbitrave të Superiores. Kryesorë në këtë takim do të jetë Juxhin Xhaja. Ky i fundit u shpall arbitri më i mirë për vitin 2024 në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga FSHF.
34-vjeçari do të ndihmohet nga Arber Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-te do të jetë Albert Doda, teksa në VAR do të jetë një italian, Luca Pairetto si dhe në Avar Eleandro Di Paolo.

Poll