Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Spektakël golash në Europa League! Fenerbahce dhe Roma fitojnë pa probleme, vuan Aston Villa (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël golash në Europa League! Fenerbahce dhe Roma fitojnë pa
Europa League

Kanë përfunduar edhe 9 ndeshjet e fundit të javës së 6-të të Europa League. Ndeshje të cilat kanë dhuruar 25 gola.

Vëmendje e veçantë për duelin mes Fenerbahces dhe Brann, i cili u mbyll me rezultatin 0-4. Edhe pse ndeshja ishte në transfertë për turqit, nuk i pengoi aspak që të gjenin rrugën për tek rrjeta, jo 1 herë por bindshëm 4 herë. Ndërsa Brann nuk i ngeli gjë tjetër veçse të merrte një leksion në fushën e tij.

Nga ana tjetër edhe përballja mes Celtic dhe Romës, u mbyll bukur për italianët, 0-3. Këta të fundit  shënuan 3 herë duke lënë kundërshtarin, në “heshtje” totale.

Intersante dhe sfida mes Basel dhe Aston Villës, e cila u mbyll me rezultatin 1-2. Fitore kjo për ekipin anglez por e sforcuar pasi ekipi zviceran bëri shumë qëndresë.

Sa i takon ndeshjeve të tjera ato u mbyllen me shifrat:  Celta Vigo- Bologna (1-2), Fc Porto- Malmo FF(2-0), FCSB-Feyenoord (3-3), Freiburg-Salzburg (1-0), Lyon-G.A Eagles (2-1) dhe Panathinaikos-Plzen (0-0).

Spektakël golash në Europa League! Fenerbahce dhe Roma fitojnë pa
Renditja në Europa League


Poll

Lexo gjithashtu