
Europa League
Është hedhur shorti për “Play-Off”-in e Europa League. Në Nyon të Zvicrës, goglat për Shkëndijën e Tetovës kanë rezervuar të njëjtin fat si në fazën "Play-Off" të Champions League.
Kuqezinjtë nëse eliminohen nga Qarabag dhe bëhen pjesëmarrën në “Play-Off” të Europa League, sërish do të luajnë me njërën prej skuadrave mes Ludogorets-Ferencvaros, saktësisht me humbësin e këtij çifti.
Ndërkohë edhe Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në “Play-Off” të Europa League. Kampionët e Kosovës nëse kalojnë me sukses FCSB do të sfidojnë ish-ekipin e Ylber Ramadanit. Kundërshtari i tyre do të jetë Aberdeen FC.
Poll