Policia franceze ka arrestuar 101 tifozë të Romës dje në Nice, disa prej të cilëve ishin të armatosur, një ditë para ndeshjes mes ekipit francez dhe atij italian në Europa League.
Sipas mediave franceze, tifozët italianë mbanin shkopinj, lopata dhe doreza hekuri. Prefektura njoftoi se mbi 400 oficerë policie do të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes së grupit të mërkurën.
"Që nga dje, më shumë se 200 punonjës, përfshirë dy njësitë mobile, janë vendosur në qendër të Nice për të parandaluar çdo lloj shqetësimi publik dhe arrestuan 102 individë”, thuhet në njoftimin e prefekturës, e cila më pas korrigjoi shifrën në 101.
Autoritetet lokale kanë ndaluar tifozët e Romës të shfaqin në qytet simbole të dukshme për ekipin e tyre nga ora 14:00 (15:00 ora lokale) të martën deri në orën 11:00 të enjten.
Kujtojmë se ndeshja Nice – Roma do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, duke nisur prej orës 21:00. Ky duel është i vlefshëm për raundin e parë të UEFA Europa League.
