
Bayer Leverkusen vazhdon të bërë sezonin përfekt, me gjermanët që janë kualifikuar në finalen e Europa League. Ekipi i Granit Xhakës vazhdon të jetë i pamposhtur, teksa mbrëmë barazun 2-2 me Romën, por kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Një sukses i jashtëzakonshëm nga Lervekusen, që pas titullit kampionë janë shumë afër një tjetër trofe të rëndësishëm. Xhaka ishte një nga protagonsitët e kësaj sfide, i cili krijoi 10 raste shënimi.
Ps kualifikimit, mesfushori ishte mjaft i lumtur, ndërsa theksoi se ende nuk e kanë kuptuar se si Roma iu shënoi dy gola. Ndër të tjera nënvizoi se arritja në finalen e Europa League është një “ëndërr” e bërë realitet.
“Ne nuk e kuptuam se si e gjetëm veten në disavantazhin e dy golave. Kishim raste të pastra shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Ishim të pafat dhe nuk shënuam, por ia dolëm të riktheheshim në lojë dhe të kualifikoheshim përballë një skuadre me shumë eksperiencë.
Fakti që vazhdojmë të mos humbasim është i mrekullueshëm, treguam një vendosmëri të lartë. Jemi në finale, është një ëndërr e bërë realitet”, përfundoi kapiteni i Zvicrës.