Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e raundit të 6-të të Europa League. Takime mjaft interesante dhe shumë të rëndësishme do të luhen në mbrëmje në 2 orare të ndryshme.
Në fushë do të zbresin edhe ekipet e disa lotjarëve shqiptarë. Kështu Lazio e Elseid Hysajt do të duelojë me Ajax në transfertë, ndërsa po në transfertë do të luajë edhe Besiktas i Ernest Muçit., Turqit do të sfidojn në Bodo/Glimt.
Edhe Redon Xhixha me Qarabag do të luajnë në transfertë, teksa do të duelojnë me ELfsborg, ndërsa në shtëpi me Rangers do të luajë Nedim Bajrami. Mesfushori do të sfidojë Tottenham në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe ku shqiptari do të tentojë 3 pikët.
Gjithashtu në fushë do të zbresin edhe Roma, Manchester United, Lyon, Galatasaray, Real Sociedad apo dhe Eintravht Frankfurt.