
Milani u mposht në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League nga Roma me rezultatin 0-1 në “San Siro”. Në mbrëmjen e kësaj të enjte, kuqezinjtë e Piolit do të udhëtojnë drejt Romës për të luajtur ndeshjen e kthimit.
Në prag të kësaj supersfide, ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ky i fundit thotë se në ndeshjen e kthimit do të japim maksimumin, pasi objektivi është vetëm një… çerekfinalja. Gjithashtu, Pioli flet edhe për Leaon, duke treguar rëndësinë e këtij të fundit në ekipin e tij.
“Duhet të kemi besimin maksimal në veten tonë, në mënyrë absolute. Ne kemi aftësitë për të luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe përpiqemi që të arrijmë të triumfi. Ndeshja e parë nuk vlen më, nuk ka kuptim të mendojmë për të. Nesër do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të kemi më shumë cilësi dhe energji. Ne kemi vetëm një qëllim, gjysmëfinalen.
Leao? Ne kurrë nuk kemi fituar vetëm falë tij, as nuk kemi humbur ndonjëherë vetëm për shkak të tij. Ne luajmë si ekip dhe përpiqemi të punojmë për atë që duam të arrijmë të gjithë së bashku. Nesër të gjithë do të shkojmë në Romë dhe do të luajmë me gjithë maksimumin tonë”, është shprehur Stefano Pioli para ndeshjes me Romën në Olimpico.