Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

“Ndër sfidat më të mira që kur unë jam në pankinë”, De Rossi pas fitores me Milan: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndër sfidat më të mira që kur unë jam në
Daniele De Rossi

Roma mori një fitore të rëndësishme ndaj Milan në “San Siro”. Skuadra e Daniele De Rossit fitoi në çerekfinalen e parë të Europa League me shifrat 1-0.

Pas këtij triumfi De Rossi theksoi se kjo është ndeshja më e mirë që skuadra e tij ka bërë që kur ka marrë drejtimin e Romës. Ndër të tjera deklaroi se nëse ekipi i tij luan për barazimin në sfidën e kthimit për të do të jetë në budallik i madh.

 “E kishim përgatitur në këtë mënyrë dhe më duhet të uroj të gjithë djemtë për paraqitjen. El Shaaraëy nuk kishte frikë nga vrapimet e Theo dhe e ndoqi kudo, ndërsa Lukaku bëri paraqitjen e tij më të mirë që kur jam unë në pankinë. Ishte një fitore e madhe, por tani duhet të mundohemi që edhe kundër Udinesses të luajmë më të njëjtën dëshirë.

Ndeshja e kthimit? Do të jetë e vështirë. Milani do të synojë fitoren. Nëse luajmë për të barazuar, do të jetë budallallëk i madh”, ka deklaruar timonieri i verdhekuqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga