
MILAN 0-1 ROMA
Milani është mposhtur në shtëpi nga Roma, në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Europa League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini. Qendërmbrojtësi italian përfitoi nga përgjumja e Milanit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë në minutën e 17’ të pjesës së parë.
Gjithçka do të vendoset në “Stadio Olimpico”, aty ku Roma do të presë “Djallin” për të luajtur ndeshjen e kthimit.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Gabbia, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli
ROMA (4-3-3): Svilar; Celik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy. Trajner: Daniele De Rossi
Rastet e ndeshjes:
68' Theo Hernandez pranë golit të barazimit.
60' Roma e rrezikshme, Pellegrini kërkon golin.
17' GOOOOL! Mancini kalon Romën në avantazh.
16' El Shaarawy pranë golit, Maignan kryen super pritje.
1' Starton sfida në "San Siro".