Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

"Lazio në formë të jashtëzakonshme", analisti pëlqen lojën e skuadrës së Hysajt: Ajax nuk është më ai i futbollit holandez

Shkruar nga NEWSPORT
"Lazio në formë të jashtëzakonshme", analisti
Alban Tafaj

Alban Tafaj ka bërë një prognozë të sfidës mes Ajax dhe Lazios që transmetohet free në RTSH.

Pikërisht, në studion e televizionit publik para nisjes së takimit, analisti ka folur se Ajax nuk është më ai i dikurshmi i futbollit të bukur holandez, por i duhen 3 pikët sot. Sa i përket Lazios, ai beson se ekipi i Hysjat po kalon një super moment.

“Mbase dhe nuk duan të rrezikojnë të dy skuadrat. Të dyja janë në formë shumë të mirë.

Ajax nuk është më ai i futbollit tekniko-taktik. Trajneri italian e ka ndryshuar filozofinë e lojës.

Përballë është Lazio që gëzon një formë të jashtëzakonshme. E ka treguar këtë në kampionat dhe në Kupë. E ka mundur Napolin në të dyja ndeshjet. Napoli bën lojën më të bukur në Itali. Nuk besoj që të dy klubet do të rrezikojnë për të kaluar në aventurë.

Më shumë do të rrezikojë Ajax mendoj. Se me 3 pikët sot ngelin në zonën e kalimit direkt.

Do të jetë një ndeshje shumë e bukur.”, u shpreh Tafaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga