
Tottenham - Manchester United
Mbrëmjen e sotme, do të dalin në fushë Tottenham dhe Manchester United për finalen e madhe të Europa League. Ekipet angleze do të përballen sonte në “San Mames” për trofeun europian.
Në prag të nisjes së këtij takimi që starton në orën 21:00, trajnerët Ange Postecoglou dhe Ruben Amorim kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tottenham (4-3-3): Vicario, Porro, Romero, van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Richarlison.
Manchester United (3-4-3): Onana; Yoro, Maguire, Shaw; Mazraoui, Casemiro Fernandes, Dorgu; Diallo, Hojlund, Mount.