Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Giroud nuk e njeh “plakjen”, Lille e nis mbarë në Europë! Fiton dhe Steaua Bucuresti

Shkruar nga NEWSPORT
Giroud nuk e njeh “plakjen”, Lille e nis mbarë në
Olivier Giroud

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para të raundit të parë të Europa League në orën 18:45. Ekipi i Lilles e ka nisur mbarë rrugëtimin në Europë duke triumfuar ndaj Brann me shifrat 2-1.

Për miqtë shënoi Magnusson një gol, ndërsa për vendasit Igamane dhe Olivier Giroud që nuk ndalet as në moshën 38-vjeçare. Steaua Bucuresti triumfoi në takimin tjetër përballë G.A Eagles me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i takimit nga rumunët u shënua nga Miculenscu në minutën e 13-të. Ndërsa 7 ndeshjet e tjera të ditës së sotme po zhvillohen aktualisht të cilat kanë startuar në orën 21:00.  

Poll

Lexo gjithashtu