Atalanta ishte padyshim një nga surprizat e sezonit të fundit futbollistik. Ekipi italian ia doli që të triumfonte në Europa League, pasi mposhti në finale Bayer Leverkusen me shifrat e thella, 3-0.
Por, trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini nuk ngopet me kaq. “Arkitekti” i këtij ekipi shprehet se tashmë synon Superkupën, finalen e së cilës dëshiron ta luajë përballë Realit të Madridit dhe jo Dortmundit.
“Shpresoj që të gjejmë përballë Realin në finalen e Superkupës. Nuk kemi asgjë kundër Borussia Dortmund, ekip me të cilim jemi përballë vite më parë në Europa League. Por finalja e Superkupës së Europës me Real Madrid, do të ishte më prestigjiozja e mundshme”, është shprehur Gian Piero Gasperini.