Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Gasperini i thur elozhe Gjimshitit me shokë: Ishin të jashtëzakonshëm, kemi shkruar historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Gasperini i thur elozhe Gjimshitit me shokë: Ishin të
 

Atalanta fitoi trofeun e Europa League, pasi mposhti 3-0 në finale klubin e Bayer Leverkusen. Në përfundim të ndeshjes foli trajneri Gasperini, që nuk i kurseu elozhet për Gjimshitin me shokë.

“Besoj se kemi shkruar historinë, edhe për mënyrën se si e fituam. Të jashtëzakonshëm, përsëritëm Liverpoolin, Lisbonën. Kur u përballëm me Liverpool ata ishin të parët në Premier League. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, një paraqitje e paharrueshme.

Ne shpesh luajmë me treshen përpara, ishin të gjitha kushtet e duhura. Duhet të ishim të rrezikshëm, është një finale dhe e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte fitorja. E dinim që të detyrosh një ekip si ky mund të na jepte përfitime, një ndeshje e jashtëzakonshme.

Po, por padyshim që është e merituar edhe për sa i përket rezultatit. Jemi shumë të lumtur, fitimi i Europa League është një arritje e madhe.

Nuk mendoj se jam më i mirë se sot pasdite… Secili ka objektivat e veta, sigurisht që na duhej një kupë dhe mbi të gjitha një kupë kaq prestigjioze”, u shpreh Gasperini ndër të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga