Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

FOTO/ U rikthye në formën më të mirë, Rashica tregon klas dhe përfshihet në "Formacionin e Javës"

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ U rikthye në formën më të mirë, Rashica tregon
Milot Rashica

Është mbyllur java e 7-të në Europa League ku dy shqiptarë kanë shkëlqyer me fanelën e Besiktas. Por më shumë ka bërë Milot Rashica, i cili ka merituar dhe vendin në formacionin e javës.

Lojtari nga Kosova shënoi 2 gola në fitoren 4-q të Besiktas ndaj Bilbaos nga la liga. Klubi bask humbi veten në Stamboll, ku anësori dardan tregoi klasin e tij dhe vendosmërinë për t’u rikthyer në ditët e tij më të mira. Shqiptari u vlerësua me notën 8.8 në fudn të takimit në Turqi, çka i dha dhe pozicionin si anësor i djathtë në 11 më të mirët e javës në kompeticionit e dytë më të madh për klube.

Edhe Ernest Muçi bëri shumë mirë në sfidën e kësaj jave. Dyshja shqiptare i dha impakt lojës në debutimin e Solskjaer dhe kjo mudn të shpërbelehet në më shumë minuta dhe një vend fiks në formacion më tej.

I gjithë klubi bardhezi në fakt punoi shumë mirë. Jo më kot dhe portugezi Rafa Silva u kuotua në formacion së bashku me Rashicën. Me fitoren e arritur, klubi i “shqiponjave” futet në zonën Play-Off me qëllim kalimin në fazën tjetër.

FOTO/ U rikthye në formën më të mirë, Rashica tregon
Milot Rashica në Formacioni i Javës-Europa League

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga