Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

EUROPA LEAGUE/ Roma mposhtet në shtëpi nga Lille, Fenerbahce nuk fal francezët

Shkruar nga NEWSPORT
EUROPA LEAGUE/ Roma mposhtet në shtëpi nga Lille, Fenerbahce nuk fal
Roma - Lille

Në orën 18:45 janë zhvilluar 9 takime të vlefshme për raundin e dytë të Europa League. Roma ka pësuar humbje minimale në shtëpi ndaj Lilles me shifrat 1-0 falë golit të Haraldsson. Verdhekuqtë kishin mundësinë të shënonin një herë me penallti, por portieri i Lille ishte i pakalueshëm duke ndalur Dovbyk.

Bologna është ndalur në barazim në shtëpi me shifrat 1-1 përballë Freiburg. Brann ka mposhtur Utrecht me shifrat minimale 1-0. Celtic është befasuar në shtëpi pasi është mposhtur nga Braga me shifrat 2-0.

Young Boys ka mposhtur Steaua Bucurestin në transfertë me shifrat 2-0. Fenerbahce ka triumfuar në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Nices. Real Betis ka mposhtur Ludogorets me shifrat 2-0 në transfertë.

G.A. Eagles ka triumfuar gjithashtu në transfertë ndaj Panathinaikos me shifrat 2-1. Ndërsa Viktoria Plzen mposhti në shtëpi Malmon me rezultatin bindës 3-0.

Poll

Lexo gjithashtu