Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Europa League/ Liverpool fiton, por s'kualifikohet, Leverkusen nuk zhgënjen në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League/ Liverpool fiton, por s'kualifikohet, Leverkusen nuk
West Ham - Leverkusen

Janë mbyllur 4 ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Europa League.

Atalanta u mposht në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Liverpool, por përsëri janë italianët ata që shkojnë në gjysmëfinale. Fitorja e parë në “Anfield” 0-3 në favor të bergmaskëve, i dërgon këta të fundit në fazën tjetër.

Bayer Leverkusen gjithashtu është kualifikuar pas barazimit 1-1 me West Ham. Kampionët e Gjermanisë i falen fitores në ndeshjen e parë 2-0, duke shkuar kështu në gjysmëfinale ku do të përballen me Romën, me këta të fundit që mposhtën Milanin 2-1 në ndeshjen e kthimit pasi kishin fituar edhe të parën 0-1.

Në ndeshjen tjetër, Marseille fitoi 1-0 përballë Benficas në 120 minuta lojë. Portugezët kishin fituar 2-1 sfidën e parë, teksa kualifikimi u vendos pas penalltive, aty ku lojtarët e Marseille u treguan më të saktë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga