
Atalanta – Bayer Leverkusen do të jetë finalja e madhe e Europa League për këtë edicion futbollistik. Ky takim do të marrë jetë më 22 maj, ora 21:00 në “Aviva Stadium”.
Në Dublin të Irlandës, do të ketë një derbi shqiptarësh. Kjo pasi kujtojmë se te Atalanta aktivizohet në mbrojtje Berat Gjimshiti. Në anën tjetër, po me aq rëndësi për skuadrën e tij është Granit Xhaka te Leverkusen.
Kujtojmë se Atalanta shkoi në finale pasi eleminoi Marseille, ndërsa “Aspirinat” larguan Romën. Në stadiumin me rreth 52 mijë vende, të dyja klubet do fitojnë trofeun e dytë më prestigjoz në Europë.
Poll