
Ignazio Abate
Një ngjarje e bujshme po aq dhe e turpshme ka ndodhur në kampionatin italian të futbollit, më saktë në Serie C. Presidenti i klubit të futbollit Ternana, Stefano D Alessandro ka shkarkuar nga detyra trajnerin, Ignazio Abate.
Ish-mbrojtësi i Milanit, tashmë në rolin e trajnerit në Serie C nuk pranoi që djali i presidentit Stefano D Alessandro të grumbullohej në ekip. Kjo ka sjell kundërpërgjigjen e “kokës” së klubit italian, duke e shkarkuar nga detyra.
Një veprim që vjen në një moment tepër të mirë për Ternanë që drejtohet nga Abate. Me vetëm 3 pikë larg kreut, skuadra italiane ishte kthyer në kandidate serioze për ngjitjen në Serie B.
Poll