Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dhunë “sade” nga tifozët, terrorizohet ish-sulmuesi i Egnatias (ÇFARË NDODHI?!)

Shkruar nga NEWSPORT
Dhunë “sade” nga tifozët, terrorizohet ish-sulmuesi i
Egnatia

Chieti, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Dardan Vuthaj, u mposht dje në transfertë përballë Recanatese. Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Serie D italiane, përfundoi 2-0.

Pas kësaj disfate, tifozët e Chieti i bënë “pritë” ekipit që mbështesin. Rreth 20 prej tifozëve të ekipit të shqiptarit, dolën para autobusit dhe goditën me gurë në drejtim të lojtarëve, të revolutar tej mase prej humbjes.

Fatmirësisht nga kjo dhunë e paprecedentë, nuk pati lojtarë të lënduar. Ndërkohë që klubi italian ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke dënuar ashpër këtë veprim të tifozëve.

“Klubit i Chieti, në kundërshtim me heshtjen për shtyp që është aktualisht në fuqi, e konsideron të domosdoshme të ndërhyjë për të dënuar me vendosmëri atë që kanë pësuar lojtarët dhe drejtuesit tonë në autobus gjatë kthimit nga ndeshja e zhvilluar në Recanti.

Sjellje të tilla nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë vlerat e klubit tonë dhe as ato të tifozerisë sonë, e cila ka qenë gjithmonë shembull pasioni dhe korrektësie.

Shpresojmë që episode të tilla të mos përsëriten dhe ritheksojmë angazhimin tonë për të garantuar siguri dhe respekt rreth skuadrës”, shkruan klubi italian.

Përsa i përket Vuthajt, kujtojmë se 30-vjeçari u largua në të shkuarë është aktivizuar për Egnatian në Superiore. Megjithatë aventura e tij me rrogozhinasit zgjati pak, prej korrikut të 2024-ës, deri në nëntor të po të njëjtit vit.

 

Poll

Lexo gjithashtu