Shqipëria U21
Shqipëria U21 ka triumfuar në shtëpi përballë Ukrainës U21, në kuadër të një ndeshjeje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-0 në favor të kuqezinjve.
Goli i parë për ekipin e Alban Bushit, u shënua nga Ermir Rashica. Ish-sulmuesi i Skënderbeut në Superiore, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur takimin, mendoi talenti i Partizanit, Gjergji Kote. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95-të.
Kështu, trajneri Bushi merr sinjale pozitive nga të tijët, të cilët sot dhuruan spektakël dhe një lojë mjaft produktive.
GOLAT E NDESHJES:
Poll



