Kombëtarja shqiptare ia doli që për herë të parë në histori të siguronte fazën “play-off” të një Botërori. Në Grupin K të kualifikueseve, Shqipëria u rendit e dyta me 14 pikë, duke lënë pas Serbinë me 1 pikë më pak.
Pikërisht në lidhje me këtë, ka reaguar kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit është tallur keqazi me serbët, duke i krahasuar me “skrapin”, duke theksuar se shqiptarët e fituan Botërorin e tyre.
Kujtojmë se Kombëtarja jonë ia doli që të triumfonte në Leskovc me shifrat 0-1 përballë Serbisë. Gjithashtu në “Air Albania”, mori një rezultat pozitiv, barazim pa gola 0-0.
Postimi i Pjerin Ndreut:
A i nxorrëm serbët jashtë, për skrap domethënë, mjafton kaq për ne. Zëre se e kemi fituar Kupën e Botës. S’na duhet më shumë se kaq! Urime dhe komplimente djemve të Kombëtares.
