Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta “PLAS BOMBËN” në Superiore, transferon ish-sulmuesin e Interit dhe Romës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta “PLAS BOMBËN” në Superiore, transferon
Fotomontazh/ Teuta - Roma - Inter

Oliver Jurgens është futbollisti më i ri i Teutës. Pasi mbylli aventurën e tij me Elche Ilicitano në Spanjë, sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur që të vazhdojë një të re në Superioren e Shqipërisë.

Kujtojmë se Jurgens ka një karrierë të pasur, edhe pse është në një moshë fare të re. Estonezi e ka nisur karrierën në vendlindje me Nomme, për t’u transferua më pas në Itali.

Pikërisht përtej Adriatikut, ai ka luajtur me ekipe si Hellas Verona U17, Roma U17, Inter U18 & U19 dhe Torino U19. Gjithashtu ka qenë pjesë e Ujpest në Hungari dhe Dunjaska Streda në Sllovaki.

Poll

Lexo gjithashtu