Thomas Strakosha po kalon një formë mjaft të mirë me AEK Athinë. Portieri i Kombëtares shqiptare është kthyer në një titullar fiks dhe pikë kyçe për ekipin “verdhezi” të kryeqytetit grek.
Ndërkohë që ditën e sotme, gardiani shqiptar ka zbarkuar në Itali së bashku me shokët e ekipit. Kjo për shkak se AEK do të luajë një ndeshje delikate në UEFA Conference League.
Mbrëmjen e nesërme, duke nisur prej orës 21:00 AEK do të zbresë në fushë për t’u përballur me Fiorentinën. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Artemio Franchi”, është e vlefshme për raundin e 4-t të këtij kompeticioni evropian.
Kujtojmë se për Strakoshën ky është një rikthim në Itali. Në të shkuarën, portieri shqiptar ka mbajtur veshur fanellën e Lazios.

