Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Nga derbi i kryeqytetit në duelin e Conference League, arbitri i Superiores vendos drejtësi në Qipro

Shkruar nga NEWSPORT
Nga derbi i kryeqytetit në duelin e Conference League, arbitri i Superiores
Juxhin Xhaja

Ditën e enjte disa ekipe do të luajnë në “Play-Off” të Conference League. Në një nga ndeshjet e programuara do të arbitrohet nga një arbitër shqiptar.

Juxhin Xhaja është i përzgjedhuri nga UEFA, për të vendosur drejtësi në Qipro. Gjyqtari i Superiores do të jetë kryesorë në përballjen Omonia Rijeka.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “GSP Stadium”, duke startuar në orën 21:00. Kështu Xhaja i cili drejtoi derbin e kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës që perfundoi me shifrat 2-0, tashmë merr “skenën” e Conference League.

Ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë Arbëer Zalla dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i 4-të do të jetë Olsion Yzeiraj. Në VAR do të jetë një italian dhe bëhet fjalë për Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR do të pozicionohet Kreshnik Barjamaj.

Nga derbi i kryeqytetit në duelin e Conference League, arbitri i Superiores
 

 

Poll

Lexo gjithashtu