
Partizani do të përballet mbrëmjen e sotme me Kalju, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së parë të Conference League. Sfida e parë përfundoi 1-1, ndërsa sonte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00, do të përcaktohet i kualifikuari. Në prag të këtij dueli ka folur mbrojtësi i “kuq”, Marcelino Preka.
Sa optimist jeni që mund ta kaloni këtë këtë kundërshtar?
Mendoj që kundërshtari nuk është i lehtë. Dihet që në kompeticionet europiane nuk ka ndeshje të lehta. E kemi analizuar kundërshtarin, kemi punuar shumë mirë gjatë kësaj jave dhe jemi gati të zbresim në fushë dhe të japim 100% tonë.
Si është të jesh lideri i Partizanit sidomos në një ndeshje të tillë?
Jam i ri për të qenë lider, por që mundohem të jap maksimumin çdo ndeshje. Kam edhe besimin e trajnerin dhe kjo më bën që të ndihem edhe më mirë në fushë. Në Estoni zhvilluam një ndeshje të mirë , jemi një ekip i ri besoj që ka shumë cilësi brenda. Kam shumë besim te puna që ne bëjmë , te fryma e grupit dhe nesër (sot) do zbresim në fushë për t'i marrë maksimumin kësaj ndeshje. Shpresoj që do t’ia dalim.