Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Krijuam raste, por futbolli luhet për gola”, Guardiola pas eliminimit: Ishte mënyra e duhur për të humbur

Shkruar nga NEWSPORT
“Krijuam raste, por futbolli luhet për gola”, Guardiola pas
Pep Guardiola

Manchester City u eleminua nga Real Madrid në “Etihad”. Koha e rregullt u mbyll 1-0, me ekipet që iu drejtuan penalltive. “Ruleta Ruse” nxori fitues skuadrën e Carlo Ancelottin, e cila në këtë mënyrë vazhdon rrugëtimin e saj në Champions League.

Pas kësaj disfate ka folur Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka theksuar se skuadra e tij krijoi shumë raste, por futbolli luhet për gola. ndër të tjera ai falenderoi lojtarët e tij, të cilët bënë gjithçka për të arritur në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

“Ne krijuam shanse, por futbolli luhet për gola. I falënderoj lojtarët e mi. Reali është në gjysmëfinale, ne jo. Haaland, De Bruyne dhe Akanji më kërkuan t’i largoja. Ata nuk mund të vazhdonin. Bëmë gjithçka, mund të them se ishte mënyra fantastike për të humbur”, përfundoi Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga